Nga skandalet e AKSHI-t, te Vlora Hyseni! Protestuesit mesazh në Bulevard: Arrestoni Ramën

Nga skandalet e AKSHI-t, te Vlora Hyseni! Protestuesit mesazh në Bulevard: Arrestoni Ramën

21:37, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, qytetarët janë drejt përmbylljes së protestës së 119-të kundër qeverisë.

Protestuesit u ndalën gjatë marshimit për të përcjellë edhe me shkrim mesazhin e tyre të mbrëmjes.

Në Bulevard ata shkruan thirrjen: “Arrestoni Ramën!”

Qytetarët edhe këtë të shtunë, e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej.

Më pas, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, duke thënë se kreu i qeverisë është përgjegjës për të gjitha skandalet që po ndodhin.

Revolta qytetare është rritur ndjeshëm pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë e Ramës, ku protestuesit kërkojnë përgjegjësi për situatën, ndërsa prej kohësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg”, “Arrestoni Ramën” dhe “Dorëheqje”, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

Në përfundim të tubimit, qytetarët paralajmëruan se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, me thirrjen “Nesër më shumë”, një mesazh që është përsëritur edhe në mbyllje të protestës së një dite më parë.

Protesta e sotme vjen pas disa javësh tubimesh të përditshme në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco