Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë me rezultate fantastike ndaj Bjellorusisë, teksa kuqezinjtë kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0.
Golin e parë e ka shënuar Kristjan Asllani, ndërsa në fundin e pjesës së parë ka realizuar edhe Ernest Muçi, duke dyfishuar avantazhin e kuqezinjve.
Në minutën e 45+2’, sulmuesi i Kombëtares përfitoi nga një asist spektakolar i Elseid Hysajt dhe nuk gaboi përballë portës, duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë.
Sondazh
Poll
