“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 21:51 | Politikë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërthimit tragjik dhe shembjes së një ndërtese në Athinë, ku humbën jetën 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë.  

Përmes një reagimi në platformën “X”, MEPJ shprehu dhimbjen për ngjarjen dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

"Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese në Athinë, ndërsa raportohet se mes viktimave janë edhe tre persona me origjinë shqiptare. U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në këtë dhimbje dhe u urojmë të plagosurve një shërim të shpejtë dhe të plotë", thuhet në reagimin e ministrisë.

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan”, përfundon reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos