MAGAZINË /

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Mbyllet pjesa e parë, Kuqezinjtë kryesojnë 1-0 ndaj Bjellorusisë

Kristjan Asllani zhbllokoi sfidën në minutën e 34-t, duke ekzekutuar saktë penalltinë dhe duke mposhtur portierin bjellorus.

Shkruar nga Versus

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Mbyllet pjesa e parë, Kuqezinjtë

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bjellorusisë me avantazhin 1-0 në stadiumin “Air Albania”.

Kristjan Asllani zhbllokoi sfidën në minutën e 34-t, duke ekzekutuar saktë penalltinë dhe duke mposhtur portierin bjellorus.

11-metërshi u akordua në minutën e 32-të, pasi Kontsevoi shkaktoi faull ndaj Gjimshitit brenda zonës. Gjyqtari tregoi menjëherë pikën e bardhë dhe Asllani nuk gaboi nga distanca e 11 metrave.

Kuqezinjtë patën mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin vetëm pak minuta më vonë. Në minutën e 38-të, Manaj mori një top pranë zonës dhe doli përballë portierit, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Pas 45 minutave të para, Shqipëria kryeson 1-0 dhe do të kërkojë të ruajë avantazhin ose ta thellojë atë në pjesën e dytë./Versus.al

 

Poll