web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia me 3 viktima shqiptare në Athinë/ Reagon Ministria: Pikëlluese

26 Shtator 2026, 22:01, Aktualitet CNA

Tragjedia me 3 viktima shqiptare në Athinë/ Reagon Ministria:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së shënuar në Plaka të Athinës, ku nga shembja e një godine humbën jetën edhe tre shtetas me origjinë shqiptare.

Përmes një mesazhi  në platformën “X”, MEPJ e cilëson si një ngjarje pikëlluese, e aq më tepër për faktin se mes viktimave ishte edhe shtetas shqiptaro-amerikanë.

Reagimi:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave. U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë. Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan./CNA

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga