Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë gjetur një plan B sa I përket personave që kërkojnë mbrojtje për shkak të orientimit të tyre seksual. Nën administratën e Trump, i cili shpesh përgjatë fushatës elektorale ka targetuar pikërisht komunitetin LGBTQ, shumë prej personave që I përkasin këtij komuniteti po deportohen. Një shkrim nga CNN, tregon histori të ndryshme, ku shumë prej tyre janë deportuar, ndonëse jo në vendin e tyre të origjinës. Një grua 28-vjeçare nga Turqia, e cila kishte kërkuar mbrojtje në Shtetet e Bashkuara për shkak të orientimit të saj seksual, përfundoi në Republikën e Afrikës Qendrore, pasi u deportua. Aylin, emër i përdorur nga CNN për ta mbrojtur, tha se kishte marrë kërcënime me jetë në Turqi dhe se ishte larguar nga vendi dy vite më parë me shpresën për të nisur një jetë të re.