Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri: Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

26 Shtator 2026, 22:15Sociale TEMA
Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri: Nga 30 shtatori

Edhe këtë fundjavë, pavarësisht kushteve jo të favorshme të motit, është vërejtur një rritje e numrit të qytetarëve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës. Lëvizjet kanë vijuar që në orët e para të ditës ku qytetarë nga Kosova që kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Me përfundimin e sezonit veror, më 30 shtator rikthehen kontrollet në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Kjo procedurë do të vijojë deri më 1 nëntor, periudhë gjatë së cilës kontrollet kufitare do të zhvillohen sipas procedurave përkatëse. Ndërkohë që udhëtarët shprehin se nuk ka pasur vonesa në pik kalimi kufitare.

Pavarësisht përfundimit të sezonit veror, Morinit mbetet një pikë e rëndësishme e lëvizjes mes dy vendeve, ndërsa autoritetet do të vijojnë monitorimin e fluksit të udhëtarëve dhe zbatimin e procedurave kufitare.

Lini një Përgjigje