‘Rama jepe dorëheqjen’ ka oshëtirë sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania’ ku po luhet dueli mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Në sektorin e tifozëve u shfaq dhe një banderolë e madhe ku shkruhej ‘Arrestoni Ramën’.
Në Tiranë sot u shënua dita e 119-të e protestave kundër qeverisë Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij e përfshirë në korrupsion e skandale, si dhe krijimin e një qeverie teknike e cila do të çonte vendin në zgjedhje të reja, të lira dhe demokratike.

© SYRI.net