TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra persona dolën këtë të shtunë në rrugët e qyteteve të ndryshme të Francës, duke kërkuar veprime urgjente për përballimin e ndryshimeve klimatike.
Pas një vere të shoqëruar me zjarre të shumta dhe temperatura rekord, rreth 260 protesta u zhvilluan në të gjithë vendin. Protestuesit kërkuan masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit, drejtësinë sociale dhe paqen.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, organizatorët kërkuan që politikat klimatike të financohen përmes taksimit të fitimeve të industrisë së karburanteve fosile dhe asaj të armëve, si edhe përmes vendosjes së një takse mbi pasuritë e mëdha të paluajtshme.
Në Paris, disa mijëra protestues u mblodhën në Place de la République, duke mbajtur pankarta dhe duke përcjellë slogane në mbështetje të mbrojtjes së planetit.
Ndërkohë, protestat nuk kaluan pa incidente. Në Clermont-Ferrand, një automjet u përplas me demonstruesit, duke plagosur lehtë katër persona. Drejtuesi 37-vjeçar u ndalua dhe, sipas autoriteteve, dyshohet se ishte nën ndikimin e drogës.
Në disa prej tubimeve morën pjesë edhe figura të lëvizjes ambientaliste. Në Arras ishte e pranishme kandidatja ambientaliste për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, Marine Tondelier.
Ndërkohë, aktivistja suedeze Greta Thunberg shprehu mbështetjen e saj për protestuesit, duke përmendur pasojat e valëve të të nxehtit dhe zjarreve në Evropë.
Qeveria franceze pritet të prezantojë më 30 shtator një plan kombëtar për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
? À Paris, comme partout en France, une foule immense est présente à la marche pour le climat Jean-Luc Mélenchon est présent ainsi que de nombreux députés et militants insoumis. Le leader insoumis propose de mettre en place une planification écologique dès 2027, dont les écorégions seront le support.
— L'insoumission (@L_insoumission) September 26, 2026