Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për vizitën në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Pas një vizite të dështuar, ku takimin më të rëndësishëm pati atë me Pjerin Ndreun dhe Taulant Ballën, pasi u përball me një refuzim të pashembullt nga shqiptarët e Amerikës dhe e mbylli vizitën 8-ditore me një fjalim para karrigeve të boshatisura në OKB, Edi Rama po përpiqet të mbajë në ankth shqiptarët, duke lajmëruar një konferencë në aeroportin e Rinasit sapo të kthehet nga SHBA.
Ajo që duket e pazakontë është vendi i zgjedhur për këtë komunikim.
Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të kryeministrit, Rama do të flasë nga salla e shtypit në aeroportin “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë në Shqipëri.
Sipas njoftimit të bërë nga kabineti i tij, ora e saktë e adresimit do të bëhet e ditur gjatë paradites, pasi nisja nga aeroporti JFK në Nju Jork ende nuk është konfirmuar për shkak të kushteve të motit.
Ajo që presin shqiptarët prej tij është bërë e ditur prej më shumë se 100 ditësh: dorëheqje e panegociueshme dhe çuarjen e vendit në një qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira.
Sidomos pas skandalit më të fundit që ka shpërthyer në institucionin më të rëndësishëm të inteligjencës kombëtare (SHISH), ku për herë të parë është arrestuar në detyrë kreu i institucionit, pra, e vetmja gjë që mund t’u thotë Rama shqiptarëve është pranimi i përgjegjësisë dhe dorëheqja.
Çdo gjë tjetër është thjesht përpjekje e njohur e KM-së për të kontrolluar narrativën publike dhe devijimin e fokusit nga superskandalet e pushtetit të tij.
Njoftimi i zyrës së shtypit të kryeministrit:
*"Nesër, sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite"*, thuhet në njoftim.
© SYRI.net
VIDEO / 'Rama jepe dorëheqjen!' Thirrja oshëtin dhe në stadiumin 'Air Albania', tifozët: Arrestojeni!
Marshimi i protestuesve/ Policia u bllokon rrugën qytetarëve pranë Liqenit Artificial, shkak…
Kush e përzgjodhi dhe verifikoi Vlora Hysenin? Ish-ministrja socialiste, Meksi, reagon për skandalin e SHISH