26 Shtator 2026, 22:40
Nga E.d
Ermelinda Meksi
TIRANA- Ish-ministrja socialiste dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar pas skandalit të SHISH, ku ish-drejtoresha e tij Vlora Hyseni është vënë nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meksi shprehet se rasti nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e përgjegjësisë së një individi, por si një provë për mënyrën se si funksionon sistemi.
Më tej ajo theksoi se ky rast duhet parë për të kuptuar se si bëhet emërimi dhe verifikimi i personave në poste me akses në informacionet më të ndjeshme të shtetit.
“Çështja Vlora Hyseni nuk duhet të shihet vetëm si çështje e përgjegjësisë së një individi, por si test i sistemit që e përzgjodhi, verifikoi, certifikoi duke i dhënë akses në sekretet më të ndjeshme të shtetit shqiptar”, shkruan Meksi.
Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.
Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH. Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin.
Gjatë një seanca vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK. Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”./Dosja.al
ermelinda meksi
Politike
26 Shtator 2026, 22:20
I.A
Eriselda Sefa dhe Kleviol Ahmeti
LUSHNJE- Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, duket se e ka gjetur mënyrën për t...
Politike
26 Shtator 2026, 21:33
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama do t'u drejtohet shqiptarëve me një mesazh menjëherë pas kthimit nga vizita e tij në K...
Politike
26 Shtator 2026, 20:46
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, duke i cilësuar si proj...
Politike
26 Shtator 2026, 20:44
I.A
Saimir Tahiri
TIRANA- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar rikthimin e tij në publik pas një periudhe të gjat&...
Politike
26 Shtator 2026, 20:37
G.M
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, N...
Politike
26 Shtator 2026, 20:31
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Isla...
Politike
26 Shtator 2026, 20:25
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë mbrëmje një takim me komunitetin shqiptar në Staten Isla...
Politike
26 Shtator 2026, 17:40
E.d
Ina Zhupa
SARANDA- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për rrethin e Sarandës, deputetja Ina Zhupa, ka bërë të ditur ni...
Politike
26 Shtator 2026, 17:30
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka kritikuar mungesën e përmendjes së gjyqit ndaj ish-...
Politike
26 Shtator 2026, 16:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kus...