Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2-0 në “Air Albania”.
Kuqezinjtë e zhbllokuan takimin në minutën e 34-t, kur Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.
Vetëm pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, Shqipëria goditi sërish.
Në minutën 45+2’, Ernest Muçi realizoi golin e dytë pas asistimit të Elseid Hysajt, duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë administruan avantazhin, ndërsa trajneri kreu disa zëvendësime për të ruajtur freskinë e ekipit. Bjellorusia tentoi të reagojë, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Shqipëria ruajti portën të paprekur deri në fund dhe regjistroi një fitore të pastër.
Kuqezinjtë e mbyllin kështu ndeshjen me tri pikë dhe një paraqitje të sigurt në shtëpi.
https://streamin.link/v/23424d30
https://streamin.link/v/5026851f
© SYRI.net
Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët shpalosin parulla në stadium: Shqipëria nuk shitet!
VIDEO/ Kuqezinjtë e kthejnë në festë pjesën e parë me Bjellorusinë, shënojnë Asllani e Muçi
'Jo në emrin tim', pankarta shpaloset në 'Air Albania' në ndeshjen Shqipëri - BjellorusiBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: