Vdes në moshën 82-vjeçare Luca Turi, fotoreporteri që fotografoi mbërritjen e anijes “Vlora” në Bari

Fotoreporteri italian Luca Turi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Gjatë një karriere pesëdekadëshe, ai dokumentoi me aparatin e tij ngjarje të rëndësishme në historinë e Barit dhe Pulias.

Ndër fotografitë më të njohura të Turi-t janë ato të 8 gushtit 1991. Atë ditë, anija “Vlora” hyri në portin e Barit me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, në një prej episodeve më dramatike të eksodit shqiptar drejt Italisë.

Të lidhura

None found

Fotografitë e tij fiksuan mijëra shqiptarë në anije dhe në port, duke treguar përmasat e jashtëzakonshme të asaj ngjarjeje. Këto pamje u kthyen në disa prej imazheve më të njohura të eksodit të vitit 1991 dhe mbeten dëshmi vizuale e një momenti të rëndësishëm në historinë e emigracionit shqiptar.

Turi punoi edhe si fotoreporter i ANSA-s dhe, për dekada, pasqyroi zhvillimet dhe jetën në Bari. Pikërisht ANSA njoftoi ndarjen e tij nga jeta, duke e përshkruar si një fotograf të madh dhe dëshmitar autentik të historisë së afërt të Barit dhe Pulias.

Edhe kryebashkiaku i Barit, Vito Leccese, vlerësoi rëndësinë e Turi-t për komunitetin. Sipas tij, me vdekjen e fotoreporterit, qyteti humbet një fotograf të madh dhe një dëshmitar autentik të historisë së tij të kohëve të fundit.


sultanbeyli escortJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetjojobet güncel girişjojobet güncel girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibomjojobetsekabetcasibom