Senatorët amerikanë kanë kundërshtuar edhe formalisht takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. 14 prej tyre, nga radhët e të dyja partive kryesore, i kanë kërkuar presidentit Trump të tërheqë ftesën për homologun rus, në samitin e G20-s që do të mbahet në Miami. Kjo kërkesë argumentohet me faktin se ftesa do t’i jepte legjitimitet luftës së Rusisë kundër Ukrainës, në një kohë që SHBA është linjëzuar kundër pushtimit rus, duke ndërmarrë dhe hapa për të frenuar Putin përmes sanksioneve. Por Trump, I cili shpesh gjatë fushatës së tij artikuloi se ndër objektivat kryesorë do të jetë dhënia fund e luftës në Ukrainë, duket se I ka shtrirë dorën Putin, duke kërkuar të ulen të tryezë e të dialogojnë.