Rreth 700 mijë besimtarë ishin mbledhur në qendër të Parisit për të marrë pjesë në meshën madhështore të Papa Leon XIV, gjatë vizitës së tij katërditore në Francë. Turmat e pritën Papën me brohoritje, ndërsa ai përshkoi bulevardin Champs-Élysées, duke kaluar pranë Harkut të Triumfit. Përgjatë rrugës, Leon XIV përshëndeti besimtarët dhe ndaloi në disa pika për të bekuar foshnja, ndërsa nga turma dëgjoheshin thirrjet “Leon, Leon”.