E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pesë gola në Wembley, Spanja merr tre pikë në një ndeshje spektakolare

Spanja e ka nisur me fitore aventurën në UEFA Nations League, duke mposhtur Anglinë me rezultatin 3-2 në “Wembley”, në një ndeshje spektakolare të Grupit A3.

Lamine Yamal i dha Spanjës avantazhin që në minutën e 2-të, por Anglia reagoi fuqishëm.

Anthony Gordon barazoi në minutën e 36-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Harry Kane përmbysi rezultatin dhe i dërgoi “Tre Luanët” në pushim në avantazh 2-1.

Në pjesën e dytë, “La Roja” tregoi karakter dhe riktheu gjithçka në favorin e saj.

Alex Baena barazoi në minutën e 60-të, përpara se Mikel Oyarzabal të shënonte golin vendimtar në minutën e 74-t, duke kompletuar përmbysjen.

Kështu, kampionët e botës e nisin Nations League me tri pikë të rëndësishme, ndërsa Anglia largohet nga “Wembley” pa pikë pas një sfide me pesë gola.

Angli 2-3 Spanjë

2′ Yamal

36′ Gordon

40′ Kane

60′ Baena

74′ Oyarzabal

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.