Shqipëria e nisi me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë 2 – 0 në stadiumin “Air Albania”. Pas takimit, Kristjan Asllani foli për mediat.
Të lidhura
None found
“Jam i lumtur. Vetëm dje kam bërë stërvitje. Bjellorusia ishte një kundërshtar shumë i vështirë dhe në minutat e para patëm vështirësi. Para ndeshjes, Manaj më tha se, nëse do të kishte penallti, ai do ta merrte topin dhe unë do ta gjuaja”, u shpreh Asllani.
“Kur ata e kishin topin te portieri, ne dilnim lart dhe kjo na vuri në vështirësi. Më pas ekipi gjeti ekuilibrin. Sa i përket kalimit në Al-Jazzera, më parë kam refuzuar disa oferta, ndërsa më pas erdhi ajo e Al-Jazzera. Jam ende i ri dhe kam shumë për të luajtur”, shtoi ai.
