web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thumb” për Silvinjon? Muçi: Moshatarët e mi kanë nga 30-40 ndeshje me Kombëtaren

26 Shtator 2026, 23:32, Sport CNA

“Thumb” për Silvinjon? Muçi: Moshatarët e mi

Ernest Muçi ishte një nga lojtarët më të spikatur në fitoren 2-0 që Shqipëria arriti ndaj Bjellorusisë.

Pas ndeshjes, Muçi deklaroi se kjo është vetëm hera e katërt që luan si titullar te Shqipëria, në pesë vite nga grumbullimi. Ndër të tjera ai theksoi se do fitojë më shumë eksperiencë, pasi shtoi se moshatarët e tij kanë më shumë ndeshje në Kombëtare.

“Në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Jam gati gjithmonë kur thërritem të jap maksimumin. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe donim ta nisnim me fitore, për vendin e parë në grup.

Ishte ndeshja e katërt në formacion te Kombëtarja. Kam pesë vite këtu nga debutimi. Jam i lumtur që ndihmova ekipin. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të fitojmë.

Kur nuk luan shumë është emocioni, pritshmëria nga tifozët. Do t’i bësh krenarë. Pas golit sikur lirohesh. Moshatarët e mi në Kombëtare kanë nga 30-40 ndeshje në Kombëtare. Nëse do të luajë më shumë do fitoj më shumë eksperiencë.

Salah është një lojtar superstar. Është me këmbë në tokë dhe komunikon me të gjithë. Jam i lumtur që luaj me të. Kam mësuar shumë këto dy muaj.”, deklaroi Muçi.





Lajmet e fundit nga