Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë një propozim iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për anijet tregtare brenda një jave. Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Teherani “dëshiron të bëjë një marrëveshje për ta hapur Ngushticën menjëherë, sepse po humbasin shumë keq”.
Ndërsa një ditë më parë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u tha gazetarëve në OKB, në Nju Jork, se një marrëveshje mund të arrihet “nëse plotësohen kushtet e nevojshme”. Sipas tij, këto kushte janë të përfshira në një memorandum mirëkuptimi (MOU) të nënshkruar nga të dyja palët në qershor.
Rruga ujore jetike, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz, është mbyllur në mënyrë efektive që nga shpërthimi i luftës në shkurt.
"Po e hedh poshtë marrëveshjen e tyre. Ata duan të bëjnë një marrëveshje dhe mendoj se kjo është në rregull. Edhe mua më pëlqen të bëj një marrëveshje. Por ajo marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme", tha Trump.
