web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitorja ndaj Bjellorusisë, Armand Duka: Ky është starti që donim

26 Shtator 2026, 23:41, Sport CNA

Fitorja ndaj Bjellorusisë, Armand Duka: Ky është starti që

Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, duket se ka lënë shije pozitive te presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në një postim në profilin e tij, Armand Duka shkruan se ky ishte starti që duhet të Kombëtarja.

“Fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe starti që donim në UEFA Nations League! Bravo kuqezinjve, trajnerit Maran, stafit dhe tifozëve për mbështetjen”, shkruan Duka.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 2-0, falë golave të shënuar nga Kristjan Asllani me penallti dhe Ernest Muçi.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj San Marinos në transfertë.





Lajmet e fundit nga