27 Shtator 2026, 00:20
Nga DOSJA
ANGLI - Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë. Spanja konfirmoi edhe një herë tjetër statusin e saj si fuqia absolute e futbollit, duke triumfuar 3-2 në shtëpinë e Anglisë, në mitikun "Wembley". Sfida e vlefshme për Nations League dhuroi një 90-minutësh spektakolar, të mbushur me dramë, përmbysje dhe kundërpërmbysje.
Të besuarit e Luis De La Fuente e nisën sfidën me marshin e pestë, duke e gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të falë talentit të pashtershëm të Lamine Yamal. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. "Tre Luanët" jo vetëm që barazuan me anë të Gordon, por kaluan në avantazh falë bomberit Harry Kane, duke e mbyllur fraksionin e parë në shifrat 2-1 dhe duke ndezur entuziazmin në shkallët e stadiumit.
Por, momenti kyç dhe pika e kthesës së madhe u regjistrua në pjesën e dytë. Anglia pati shansin e artë për të mbyllur llogaritë përmes një 11-metërshi, por pikërisht kapiteni Harry Kane gaboi nga pika e bardhë. Ky episod ringjalli "La Roja"-n, e cila gjeti forcat për t'u rikthyer fuqishëm. Alex Baena rivendosi ekuilibrat në 2-2 me një finalizim të bukur, përpara se Mikel Oyarzabal të plotësonte përmbysjen e çmendur, duke vulosur fitoren 3-2 për kampionët e botës, të cilët arkivojnë kështu 3 pikët e para në këtë edicion të Nations League.
Ndërkohë, në përballjet e tjera të mbrëmjes spikati fitorja e Kroacisë, e cila arriti të mposhtë Çekinë 2-1 në transfertë. Nga ana tjetër, Zvicra – megjithëse pa praninë e kapitenit Granit Xhaka – bëri detyrën në Shkup duke fituar pastër 3-0 kundër Maqedonisë së Veriut, teksa Sllovakia kaloi pa shumë vështirësi Moldavinë me shifrat 2-0.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Shtator 2026, 00:09
TIRANE - Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën e re në UEFA Nations League, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania&r...
Sport
27 Shtator 2026, 00:06
KROACI - Të shtunën mbrëma, faza e grupeve e Ligës së Kombeve dhuroi emocione të forta, surpriza dhe konfirmime nga disa prej ko...
Sport
26 Shtator 2026, 23:58
TIRANE - Shqipëria triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”, duke i dhuruar tif...
Sport
26 Shtator 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Kombëtarja e Shqipërisë mposhti Bjellorusinë me rezultatin 2-0. Në Grupin 1 të Ligës C ishte edhe Finland...
Sport
26 Shtator 2026, 22:44
E.d
Pamje
Shqipëria e ka nisur me “këmbën e mbarë” aventurën në Ligën e Kombeve teksa triumfoi 2-0 ndaj Bjelloru...
Sport
26 Shtator 2026, 22:25
E.d
Pamje
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Bjellorusinë në orën 20:45. Sfida vlen për raundin e parë...
Sport
26 Shtator 2026, 22:07
E.d
Ernest Muçi
Ernest Muçi është ylli që i ka munguar Kombëtares gjatë kësaj kohe. Në sfidën ndaj Bjell...
Sport
26 Shtator 2026, 21:40
E.d
Pamje
Shqipëria 2-0 Bjellorusia
Shqipëria dhe Bjellorusia përballen në kuadër të Nations League. Pak më parë...
Sport
26 Shtator 2026, 21:38
E.d
Pamje
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Bjellorusisë, me një gol të shënuar nga Kristjan Asllani nga pika e bar...
Sport
26 Shtator 2026, 21:29
E.d
Pamje
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Bjellorusinë në orën 20:45. Sfida vlen për raundin e parë...