Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të së shtunës në magjistralen Suharekë–Prizren, më saktësisht në fshatin Lutogllavë.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se drejtuesi i automjetit, po ashtu rreth 19 vjeç, nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte e lagësht për shkak të reshjeve të shiut. Si pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Nga aksidenti, pasagjeri, 19-vjeçar nga fshati Piran i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore.
Njësitet policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.
-
Humb jetën një person në një vetaksident në Suharekë
-
Vdiq një 19-vjeçar në vetaksident me motoçikletë në magjistralen Prishtinë-Pejë
-
Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë
-
Humb jetën një 22 vjeçar në një aksident në Vushtrri
-
Një i mitur humb jetën në vetaksidentin në rrugën Carralevë–Komoran