Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur e pesë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese në Athinë

Athina

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë persona rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë banimi u shemb pas një shpërthimi në një zonë turistike të Athinës qendrore, bëri të ditur të shtunën një zyrtar i shërbimit zjarrfikës grek.

Shpërthimi i së premtes shkatërroi një ndërtesë dykatëshe në Plaka, pranë disa prej vendeve më të vizituara të Athinës, përfshirë Akropolin dhe Tempullin e Zeusit, duke plagosur tre persona dhe dëmtuar shtëpi, dyqane e automjete.

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas, tha të premten se ngjarja ka gjasa të jetë e lidhur me infrastrukturën e gazit.

Tre shqiptarë në mesin e viktimave pas shembjes së ndërtesës në Athinë

8 o. më parë / 26 sht 2026 14:55
Athinë

Tre persona me origjinë shqiptare janë në mesin e gjashtë viktimave nga shpërthimi i fuqishëm dhe shembja e një ndërtese në Athinë të Greqisë.

Dy prej viktimave me origjinë shqiptare ishin motër e vëlla, ndërsa viktima e tretë ishte bashkëshortja e vëllait. Trupat e tyre janë gjetur dhe nxjerrë nga rrënojat, së bashku me trupat e viktimave të tjera. Ata po qëndronin në një apartament me qira në katin e parë të ndërtesës.

Viktimat e tjera janë një turist amerikan dhe një grua e moshuar greke e bashkëshorti i saj britanik, të cilët ishin pronarë të ndërtesës.

Shpërthimi ndodhi në zonën e Plakës, në qendër të Athinës, pranë disa prej atraksioneve më të njohura turistike, përfshirë Akropolin dhe Tempullin e Zeusit.

Në operacionin e kërkimit morën pjesë rreth 30 zjarrfikës, të cilët përdorën edhe kamera speciale për të lokalizuar personat e bllokuar nën rrënoja.