Pas shumë diskutimeve në ditët e fundit lidhur me falsifikimin e certifikatës së COVID-19, Granit Xhaka ka filluar stërvitjet me skuadrën e Sunderlandit.
Xhaka nuk u grumbullua me Zvicrën për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Xhaka ka pranuar se nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe, në vend të kësaj, kishte siguruar një certifikatë false që “dëshmonte” vaksinimin.
Megjithatë, 33-vjeçari i ka lënë anash diskutimet që po zhvillohen në Zvicër dhe ka folur për ndeshjet që Sunderlandi po i luan në Ligën e Evropës.
Xhaka është i kënaqur me angazhimin e bashkëlojtarëve të tij në garat evropiane.
“Natyrisht, duhet t’i fitosh ndeshjet. Por, pas fitores sonë në Evropë dhe dy paraqitjeve të mira, mund ta shihni karakterin që ka ky grup. Ky është një proces që nuk mund të përfundojë nga sot për nesër. Duhet kohë, duhen lojtarë, duhet mentaliteti i duhur dhe freskia e nevojshme. Lojtarët janë të gatshëm të luajnë çdo tri ditë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani po garojmë kundër skuadrave më të mira në Evropë. Le të vazhdojmë kështu, të besojmë, të punojmë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë kapiteni i Sunderlandit.
-
Yakin flet për herë të parë për situatën e Xhakës, a do të ftohet sërish?
-
Xhaka shfaqet në plazh: Koha për të marrë frymë
-
Kur do të merret në pyetje Xhaka për falsifikim të certifikatës për COVID19?
-
Valë reagimesh pasi Xhaka pranoi se falsifikoi certifikatën e vaksinimit
-
Xhaka pranon se falsifikoi certifikatën e vaksinimit për COVID, nuk grumbullohet me Zvicrën