Ekskluzive/ Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi
Vendi ynë do të ndikohet të dielën nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por do të ketë edhe alternime vranësirash mesatare e herë pas here të dendura.
Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, ku priten reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pasditja do të sjellë përmirësim të motit, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.
Temperatura maksimale pritet të regjistrohet në Tiranë, Elbasan dhe Berat, përkatësisht me 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në bregdet dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 16-18 m/s.
Në det, valëzimi do të jetë i forcës 3-4 ballë
Top Channel