web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara “Tiranathlon”/ Ja akset që do të bllokohen sot në kryeqytet

27 Shtator 2026, 08:04, Aktualitet CNA

Gara “Tiranathlon”/ Ja akset që do të bllokohen sot

Këtë të diel në kryeqytet zhvillohet aktiviteti sportiv “Tiranathlon 2026”. Gara që ndërthur notin, çiklizmin dhe vrapin, do të sjellë edhe kufizime në qarkullimin e automjeteve dhe transportit urban në kryeqytet nga ora 08:00 deri në 13:00.

Aktiviteti zhvillohet në parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës. Policia ka hartuar një plan masash për organizimin e qarkullimit dhe mbarëvajtjen e garës, duke parashikuar bllokimin e përkohshëm të disa segmenteve rrugore.

Kufizimet do të përfshijnë rrugën “Daxhit”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri në kryqëzimin me rrugën e “Vrapëve”, përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”. Qarkullimi do të kufizohet gjithashtu në bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”, në segmentin nga Ura e Shkozës deri te ura në kryqëzimin me rrugët “Selman Riza” dhe “Kastriot Feska”.

Bllokime do të ketë edhe në rrugën interurbane kryesore TEG-Ura e Shkozës, si dhe në segmentin e Unazës së Madhe nga nyja e Rrethrrotullimit të Freskut deri në TEG. Në këtë të fundit, automjetet do të devijohen drejt rrugës së Rrethrrotullimit të Freskut, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.

Gjatë orarit të kufizimeve do të ndryshojë edhe itinerari i disa linjave të transportit urban. Linja nr. 10/A “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te Ura e Brrylit, ndërsa linja nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë-Ish Fusha e Aviacionit” do të pezullohet përkohësisht./CNA





Lajmet e fundit nga