'Muçi është një lojtar i rëndësishëm për ne', Maran: Hoqëm peshën mbi supe për humbjet e qershorit!

'Muçi është një lojtar i rëndësishëm për ne', Maran: Hoqëm peshën mbi supe për humbjet e qershorit!

08:03, 27/09/2026

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, analizoi triumfin 2 me 0 që Shqipëria regjistroi ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes tekniku italian ndër të tjera deklaroi hoqën peshën për humbjet e qershorit. Ai vlerësoi Muçin, duke thene se ai është një lojtar i rendesishem per skuadren. 

“Jam i lumtur për mënyrën si e ka interpretuar lojën skuadra. Kanë interpretuar në fushë ato që ne kishim përgatitur në stërvitje. Ndaj Bjellorusisë ishte shumë e vështirë të shënoje, në 6 ndeshjet e fundit kishin 3 fitore dhe 3 barazime. Kemi provuar që në fillim të ndeshjes që të krijonim hapësira dhe të depërtonim më tepër. Jam i lumtur që në ndeshjen e parë zyrtare time ia dolëm të fitonim.

Jam i lumtur sepse edhe titullarët, edhe lojtarët që u aktivizuan nga pankina arritën të mbanin ritmin. Është për t’u vlerësuar fakti se janë vënë në praktikë moduli dhe ajo çfarë kemi përgatitur në stërvitje gjatë këtyre ditëve. Komplimenta gjithë skuadrës.

Nuk besoj se ka ndonjë ndeshje që nuk ka asnjë lloj vështirësie apo ndonjë kundërshtar që nuk të vendos në vështirësi. Për sa i përket pozicionit të Seferit, ne e kemi vënë re në ndeshjet e Bjellorusisë me kundërshtarë të tjerë që sulmonin shumë nga krahët, kështu që ishte i nevojshëm pozicionimi i tij me detyra mbrojtëse.

Sa i përket mënyrës si e interpretuam lojën, besoj se 15 minuta vështirësi mund të ndodhin në çdo ndeshje. Shpresoj që të jenë vetëm 15 minuta vështirësi në ndeshjet e tjera, por besoj se mund të kemi disa elemente për të korrigjuar në ndeshjet e tjera.

Jam i lumtur për mënyrën si e interpretuam lojën. Jemi munduar të krijojmë densitet pak më tepër që nga fillimi i lojës, skuadra erdhi duke e rritur performancën, duke shfrytëzuar edhe insertimin e Muçit në disa pozcione dalje të tij, nga të cilat kemi përfituar shumë.

20 goditje në portë, është një statistikë e mirë. Skuadra pas 2 humbjeve të qershorit kishte një peshë për të hequr nga supet. Është nisje e mbarë.

Muçi është një lojtar i rëndësishëm për ne. E ka treguar që ka karakteristika të mira. Ndeshja e tij e parë si titullar. Nuk mund të flas për vitet e kaluara, por për atë çfarë dha.

Fitoret të ndihmojnë në rikuperim dhe do të shikojmë si do të jetë nesër. Hysaj ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Ju e dini sa e vështirë është për një lojtar që nuk është në një skuadër dhe nuk luan. Ka bërë një paraqitje shumë të mirë, ky ishte një test shumë i rëndësishëm dhe për Hysajn.

Asllani besoj se e ka gjuajtur mirë. Po Asllani ishte gjuajti i zgjedhur. E ka marrë topin Manaj për të mos treguar që do e gjuante Asllani”, përfundoi Maran për Supersport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco