Me përfundimin e vizitës 6-ditore në SHBA në kuadër të Asamblesë së OKB, kryeministri Edi Rama do të adresojë një mesazh për qytetarët sapo të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza.”
Sipas njoftimit të bërë më herët nga kryeministria, për shkak të orës së pakonfirmuar të nisjes nga JFK Airport për shkak të motit të keq, koha e saktë e adresimit do të bëhet e ditur paraditen e sotme.
Mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen ‘AKSHI’.
Ai do të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që do të mbahet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave.
Në mbledhje pritet të vlerësohet situata e krijuar për sigurinë kombëtare pas masës së arrestit ndaj Hysenit.










Komente
Komento