Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet sot shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama përfundoi vizitën 6-ditore në SHBA, ku mori pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Pritet të shihet nëse mesazhi i Ramës do të fokusohet te situata në vend, pas nisjes së hetimeve të SPAK ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në “arrestit shtëpie”.
Në fokus pritet të jetë edhe vizita e tij në SHBA, ku mori pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Vizita e kryeministrit në SHBA filloi me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku ai njoftoi planin për hapjen e një konsullate shqiptare dhe krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës.
Në Nju Jork, Rama mori pjesë në aktivitete të tjera me komunitetin shqiptaro-amerikan, ndërsa në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ndal te inteligjenca artificiale, integrimi europian dhe roli i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.




