Aksident tragjik në Maliq, humb jetën 44-vjeçari
27 Shtator 2026 |
08:34
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, viktima i identifikuar si Igli Kllogjeri ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur dyshohet se makina ka mbetur pa frena. Automjeti ka lëvizur në një terren të pjerrët dhe ka përfunduar poshtë.
Si pasojë e aksidentit, 44-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga automjeti. Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Lajme të Sugjeruara
Zhvillohet sot “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë
Tirana do të presë këtë të diel aktivitetin sportiv “Tiranathlon 2026”, një garë që bashkon tre disiplina sportive: notin, çiklizmin dhe vrapin. Për mbarëvajtjen e...
Kryeministri Rama, nesër mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA
Kryeministri Edi Rama, ditën e nesërme, do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë, menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Asamblenë e...
Vlora Hyseni nga Kosova në Shqipëri?! Gjyli: Si u vendos në krye të SHISH
Analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin Review me Greta Topjana në Euronews Albania, ka komentuar masën e pezullimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it,...
- 08:31 Përgjigjja e Zelenskyt ndaj gazetarëve rusë, Peskov: Është mirë që e kujton “gjuhën origjinale ruse”
- 08:12 Zhvillohet sot “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë
- 07:00 Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht 2-0 Bjellorusinë
- 21:47 Shqipëria e pandalshme! Kuqezinjtë shënojnë edhe golin e dytë
- 21:35 Kryeministri Rama, nesër mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA
- 21:27 Shqipëria kalon në avantazh përballë Bjellorusisë, Kuqezinjtë shënojnë golin e parë nga penalltia (VIDEO)