Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Tiranathlon” ndryshon trafikun e Tiranës, ja rrugët që do “paralizohen” për qarkullimin dhe linjat urbane

Shkruar nga Newsbomb
“Tiranathlon” ndryshon trafikun e Tiranës, ja rrugët
Tiranathlon

Këtë të dielë, pranë Liqenit të Farkës, do të zhvillohet gara e çiklizmit, vrapimit dhe notit, “Tiranathlon”. Për shkak të aktivitetit sportiv, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar një plan masash për kufizimin dhe devijimin e qarkullimit gjatë zhvillimit të garës.

Kufizimet e qarkullimit do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në 13:00, në disa segmente rrugore, duke prekur kryesisht zonën nga Farka dhe TEG-u në drejtim të Shkozës.

Rrugët që do të bllokohen janë si më poshtë:

- Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”. 

- Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”. 

- Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);

-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

-Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht. 

-Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht. 

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese