Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Maliq, ku ka humbur jetën një 43-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Igli Kllogjeri.
Mësohet se 43-vjeçari kishte ndaluar automjetin dhe po nxirrte rrobat nga bagazhi, kur dyshohet se mjeti ka rrëshqitur.
Në tentativë për ta ndaluar automjetin, 43-vjeçari ka tentuar ta mbajë nga pas, por për pasojë ka mbetur i bllokuar poshtë tij. Si pasojë e plagëve të marra, 43-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
