Aksident tragjik në Maliq, 43 vjeçari humb jetën, makina e zë poshtë teksa po ngarkonte disa mjete (EMRI)

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari,Igli Kllogjeri, ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur makina dyshohet se ka mbetur pa frena dhe ka lëvizur në një terren të pjerrët, duke përfunduar poshtë.
Për pasojë, personi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe ka humbur jetën.
Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës“, thuhet në njoftimin e policisë.


