E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpërndanin drogë në afërsi të shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 në kërkim

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Tiranë pas katër muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Operacioni, i koduar “Shkolla të Pastra”, ka goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin dhe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve janë identifikuar 52 persona, të cilët dyshohet se vepronin të veçuar ose në grupe në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”; konkretisht për Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa, Volf Ramadani.

Ndërsa 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim; Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate, Marin Tabaku. Gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 shtetas të tjerë.

Në kuadër të hetimit dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë Cannabis Sativa.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete dhe 35 telefona celularë, së bashku me sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet dyshohet se grupet përdornin mënyra të ndryshme për të shmangur vëmendjen e policisë gjatë shpërndarjes së drogës. Në disa raste, lënda narkotike transportohej përmes monopatinave, taksive dhe shërbimeve delivery.

14 personat e tjerë të identifikuar nga hetimet janë shpallur në kërkim, ndërsa policia deklaron se puna vijon për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.