AKTUALITET /

Tragjedi në Maliq/ Po ngarkonte sende në makinë, mjeti lëviz dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Maliq/ Po ngarkonte sende në makinë, mjeti lëviz

Një 44-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, pasi automjeti i tij lëvizi dhe e zuri poshtë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 07:10 në lagjen “Krastafilak”.

Shtetasi I. K. po ngarkonte sende në makinë kur mjeti, i pasiguruar me frenën e dorës, nisi të lëvizte dhe e zuri poshtë.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 44-vjeçari ndërroi jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

''Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës“, thuhet në njoftimin e policisë./Versus.al

Poll