Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA. Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Nga A2 CNN
27 Shtator 2026, 09:06 | Politikë

Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA. Nesër

Kryeministri Edi Rama do të drejtohet sot me një mesazh qytetarëve shqiptarë sapo të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, pas përfundimit të vizitës 6-ditore në SHBA, ku mori pjesë Asamblenë e OKB-së.

Sipas njoftimit të bërë një ditë më parë nga kryeministria, për shkak të orës së pakonfirmuar të nisjes nga JFK Airport për shkak të motit të keq, koha e saktë e adresimit do të bëhet e ditur paraditen e sotme.

“Sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.  Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite”, njoftoi kryeministria.

Mesazhi i kryeministrit vjen pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen ‘AKSHI’.

Rama do të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që do të mbahet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave.

Në mbledhje pritet të vlerësohet situata e krijuar për sigurinë kombëtare pas masës së arrestit ndaj Vlora Hysenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos