Ndjekësi e quajti “skelet”, reagimi i Selin Bollatit “rrëmben” vëmendjen në rrjet
Lajmifundit
/
27 September 2026, 09:08
Showbiz
Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve fyese që ka marrë për pamjen e saj fizike.
Ajo ka publikuar në InstaStory një prej mesazheve të dërguara nga një ndjekës, i cili ka komentuar në mënyrë fyese për linjat e saj trupore: “O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi”.

Përballë këtij komenti, Selin ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, duke i shkruar: “Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu.
Si t’i përgjigjem unë, hë?”.


