Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Situata në vend dhe zhvillimet në SHBA, Rama mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”

    Shpërthen bombola e gazit në banesë, 74-vjeçari pëson djegie në fytyrë

    Fotografoi shqiptarët kur “Vlora” mbërriti në Bari: Ndahet nga jeta fotoreporteri italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Situata në vend dhe zhvillimet në SHBA, Rama mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”
    Politike

    Situata në vend dhe zhvillimet në SHBA, Rama mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”

    September 27, 2026

    Pas gjashtë ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet sot shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

    Rama ndodhej në SHBA për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Mesazhi i tij vjen ndërkohë që në Shqipëri janë zhvilluar një sërë zhvillimesh, mes tyre edhe hetimet e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

    Hyseni dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i cili është arrestuar në kuadër të dosjes “AKSHI”. Pas nisjes së hetimeve, Rama reagoi nga Nju Jorku dhe njoftoi lirimin e Hysenit nga detyra.

    Në atë moment, kryeministri deklaroi se pas kthimit nga SHBA-ja, në konsultim me Presidentin Bajram Begaj, do të zgjidhej drejtuesi i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit.

    Përveç zhvillimeve në vend, pjesë e mesazhit pritet të jetë edhe vizita e Ramës në SHBA dhe takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit atje.

    Axhenda e kryeministrit nisi me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku ai njoftoi planin për hapjen e një konsullate shqiptare, si dhe krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës.

    Më pas, në Nju Jork, Rama zhvilloi aktivitete të tjera me komunitetin shqiptaro-amerikan. Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai foli për inteligjencën artificiale, integrimin europian dhe rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

    Mesazhi nga aeroporti pritet të sjellë qëndrimin e kryeministrit mbi zhvillimet e fundit në vend, si edhe një bilanc të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

    aeroport Edi rama Kryeminister MESAZH shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Situata në vend dhe zhvillimet në SHBA, Rama mesazh për shqiptarët nga aeroporti “Nënë Tereza”

    September 27, 2026

    Shpërthen bombola e gazit në banesë, 74-vjeçari pëson djegie në fytyrë

    September 27, 2026

    Fotografoi shqiptarët kur “Vlora” mbërriti në Bari: Ndahet nga jeta fotoreporteri italian

    September 27, 2026

    Tiranathlon në Tiranë, këto janë rrugët ku kufizohet qarkullimi sot

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.