Drejt Turqi-Itali, Mancini lë 10 futbollistë në shtëpi, Barella nuk niset me skuadrën

27/09/2026 09:27

Nicolo Barella qëndron në Itali dhe nuk niset me pjesën tjetër të skuadrës për në Bursa ku mbrëmjen e së hënës do të luajë ndaj Turqisë së Vincenzo Montellas në sfidën e raundit të dytë të Nations League.

Të njëjtin fat me futbollistin e Interit patën edhe 9 futbollistë të tjerë; Roberto Mancini vendosi të ndajë grupin për të menaxhuar më mirë përgatitjet në kuadër të ndeshjeve me Francën në Paris në 2 tetor dhe sërish me skuadrën turke në Bologna në 5 tetor.

Me këtë rast në Qendrën Stërvitore të Të Kaltërve ne Coverciano u  organizya një stërvitje specifike ku përvec Barellas  morën pjesë edhe  Ahanor, Coppola, Inacio, Kouadio, Daniel Maldini, Mancini, Pessina, Ricci e Zoma. Në dispozicion të tyre u vunë një pjesë e stafit teknik të skuadrës.

Top Channel