Goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim 27/09 09:09
Sot sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Duke qenë se nisja nga aeroporti JFK i ju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do njoftohet sot paradite.
Kjo lëvizje vjen pas bujës së madhe në lidhje me çështjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, e cila ndodhet në arrest shtëpie, teksa përgjimet e saj me Ergys Agasin kanë krijuar reagime të shumta në opinionin publik.
Mbetet të shihet nëse kjo do të jetë një nga çështjet për të cilat kryeministri do të flasë apo arsyeja është krejt tjetër.
Top Channel