Shpërthen bombola e gazit, 74-vjeçari dërgohet në spital me djegie në fytyrë

Një shpërthim i një bombole gazi ka shkaktuar lëndimin e një 74-vjeçari mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:50, në banesën e të moshuarit. Nga shpërthimi, 74-vjeçari me inicialet Th. K. ka marrë djegie në fytyrë dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?