Shpërthen bombola e gazit në Maliq, i moshuari pëson djegie në fytyrë

Aktualitet

bombola-e-gazit.jpg

Maliq, Korçë – Një 74-vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, pasi në banesën e tij ka shpërthyer një bombol gazi.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50 në banesën e shtetasit Th. K.

Si pasojë e shpërthimit, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për mjekim në spital. Sipas Policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

-Rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, ka pësuar djegie në fytyrë vetë shtetasi Th. K., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT