Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë goditur disa grupe, të cilat dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Nga hetimet janë identifikuar 52 persona si pjesëtarë të këtyre grupeve. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masa sigurie “arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 persona.
Gjatë aksionit janë sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis, një pistoletë, 90 fishekë, peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Sipas policisë, grupet përdornin edhe monopatina, taksi dhe shërbime “delivery” për shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shmangien e vëmendjes së policisë.
Hetimet vijojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Shqiperia është fidanishtja moderne e krimit,drogës dhe të keqes absolute. Brezat e rinisë ,korruptohen që në maternitet, studiojnë në kopësht,marrin dipllomën në shkollën fillore.