Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

Nga A2 CNN
27 Shtator 2026, 09:38 | Kronikë

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës,

Ministri i Brendshëm Ervin Demo, ka reaguar pas operacionit të fundit të Policisë së Shtetit, që goditi disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Tiranës.

“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale. Goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, është prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në çdo cep të Shqipërisë”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale.

Ai theksoi se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme

Operacioni “Shkollat e pastra” ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos