Tiranë/ Goditen grupet që shisnin drogë pranë shkollave, 31 në burg dhe 14 në kërkim

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas policisë, në kuadër të hetimit janë identifikuar 52 persona, të dyshuar si pjesëtarë të këtyre grupeve. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 7 persona të tjerë janë arrestuar gjatë fazës së hetimit. Ndërkohë, 14 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë hetimeve dhe zbatimit të masave të sigurisë, autoritetet kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Konkretisht, janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë Cannabis Sativa. Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete dhe 35 telefona celularë, së bashku me sende të tjera të kundërligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore është dokumentuar se shpërndarja e drogës kryhej në afërsi të institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, në disa raste të dyshuarit përdornin monopatina, taksi dhe shërbime delivery për të shpërndarë lëndët narkotike dhe për të shmangur vëmendjen e forcave të rendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve ligjore. Policia deklaron se do të vijojë kontrollet dhe hetimet në zonat pranë shkollave, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që mund të cenojnë sigurinë e nxënësve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?