Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Pojan të Maliqit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50. Si pasojë e shpërthimit, 74-vjeçari me inicialet Th. K. ka pësuar djegie në fytyrë.
I moshuari është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve paraprake të policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.