Pedagogia Ilirjana Kuçana: Vlora Hyseni u arrestua në bashkëpunim me partnerët, do dalin informacione që ish-drejtoresha e SHISH nuk mbrohet dot! U ka shërbyer bandave

Pedagogia Ilirjana Kuçana, ka deklaruar se Vlora Hyseni, është arrestuar në bashkëpunim me partnerët e huaj, ndërsa thekson se në ditët në vazhdim do të dalin fakte të reja po nga ndërkombëtarët, pasi sipas saj ish-drejtoresha e SHISH nuk mund të mbrohet dot.

“Kjo zonja jo vetëm se ka cënuar sigurinë kombëtare, por kjo zonja është arrestuar edhe me bashkëpunimin e partnerëve dhe ka informacione të partnerëve që do dalin ditët në vazhdim që kjo zonja nuk mbrohet dot. Ky është moment delikat për Shqipërinë, sepse e ka futur vendin në një krizë institucionale”, tha Kuçana në Neës24.

Të lidhura

None found

Sipas saj, Hyseni nuk u ka shërbyer shqiptarëve, por bandave kriminale. Ndërsa për kryeministrin Rama, tha se duhet të japë llogari pse e mori Vlora Hysenin, kur dihej që në Kosova ishte e shkarkuar nga shërbimi informativ.

“Vlora Hyseni në krye të SHISH nuk u ka shërbyer shqiptarëve, por bandave kriminale. Është mister sesi kjo zonjë ka arritur të marrë certifikatën e sigurisë kaq shpejt dhe nënshtetësinë. Rama të japë llogari për këto. Kjo nuk është histori rozë, por shqiptarëve iu intereson që sekretet shtetërore del në shërbim të krimit. Nuk është vetëm SHISH në këtë derexhe, por edhe institucione të tjera, duke e kthyer Shqipërinë në një vend ku pastrohen paratë, ku krimi bën kërdinë”, tha pedagogia.

Sa i takon shantazhit që Vlora Hyseni i bëri gazetares Klodiana Lala, ajo tha se ai ishte një kërcënim për politikën dhe biznesin.

“Guxon e kërcënon një gazetare me dinjitet si Klodiana Lala, duke i thënë që unë posedoj informacione për ju. Nuk ka qenë kërcënim për Klodiana Lalën, por ka qenë kërcënim për politikën dhe biznesin, sepse zonja me Ergys Agasin e me Ramën kanë regjistruar çdokënd që kanë pasur interes”, tha Kuçana.


Shtuar më 27.09.2026 10:15

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom