Pas ndeshjeve të para në grupin 1 të Ligës C Shqipëria ndan kreun me Finlandën, por këta të fundit falë fitores tenistie 0-7 kundër San Marinos kanë golavarazhin më të mirë.

Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë më 29 shtator në transfertë kundër San Marinos. E rëndësishme nuk është vetëm fitorja, por edhe golavarazhi, pasi mund të ndikojë për të përcaktuar në fund vendin e parë në grup.

Në Ligën e Kombeve vendi i parë në grupin e Ligës C siguron automatikisht ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendi i dytë bën ‘play-off’ me vendin e tretë të një grupi nga Liga B. Vendi i parë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi të jep shanse për t’u kualifikuar në Evropian përmes ‘play-off-it’.