web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E Diela e I e Llukait/ Kryepiskopi Joan: Bota ka nevojë për dritë shpirtërore

27 Shtator 2026, 09:58, Aktualitet CNA

E Diela e I e Llukait/ Kryepiskopi Joan: Bota ka nevojë për dritë

Në të Dielën e I të Llukait, Kryepiskopi Joan përcolli një mesazh për besimtarët, duke vënë theksin te bindja ndaj Perëndisë, ndërgjegjësimi për mëkatin dhe rëndësia e Ungjillit në jetën e përditshme.

Kryepiskopi Joan theksoi se, bindja ndaj Perëndisë sjell fryte dhe bekime, ndërsa prania e Perëndisë e ndihmon njeriun të ndërgjegjësohet për gabimet dhe mëkatet e veta.

“Sa më tepër t’i bindemi perëndisë, bindja do na sjellë fryte dhe bekime të mëdha”, tha Kryepiskopi Joan.

Ai u ndal veçanërisht te rreziku i vetëkënaqësisë shpirtërore, duke theksuar se kur njeriu mendon se është i drejtë, përballet me një problem të rëndësishëm në jetën shpirtërore. Sipas tij, një nga mëkatet më të mëdha është pamundësia për të kuptuar dhe pranuar mëkatin personal.

“Mëkati më i madh është kur njeriu se kupton mëkatin e tij”, u shpreh Fortlumturia e Tij, Joani.

“Bota e sotme është në errësirë shpirtërore dhe ka nevojë për dritë”, ishte një tjetër mesazh i Kryepiskopit Joan.

Ai bëri thirrje që kjo dritë të përcillet te të tjerët, duke e lidhur atë me shpëtimin dhe forcimin shpirtëror të njeriut.

Në fund, Kryepiskopi Joan nënvizoi rëndësinë e leximit të Ungjillit, duke e cilësuar atë si një udhërrëfyes ku njeriu mund të gjejë përgjigje për pyetjet dhe vështirësitë e jetës.

“Është e rëndësishme të lexohet ungjilli se gjejmë përgjigje për çdo pyetje të jetës sonë”, përfundoi Kryepiskopi Joan./ CNA





Lajmet e fundit nga