“Si në kohën e Hitlerit”! Lavrov: Gjermania s’ka zënë mend nga lufta
Ministri i Jashtëm rus ka hedhur poshtë thirrjet e homologut gjerman që Moska të tërhiqet nga “hapat e rrezikshëm përshkallëzues”, duke akuzuar Berlinin se është sponsori kryesor i Ukrainës.
Sergey Lavrov u takua me ministrin gjerman Johann Wadephul në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ditën e shtunë, pak përpara se të mbante fjalimin përpara liderëve botërorë.
Gjatë bisedimeve, ministri gjerman i bëri thirrje Rusisë që të heqë dorë nga “shtegu i rrezikshëm i përshkallëzimit” dhe shprehu gatishmërinë e Berlinit për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, gjithmonë nëse Kremlini tregon vullnet për të përfunduar luftën ndaj Ukrainës.
Por Lavrov e dha përgjigjen e tij përpara audiencës. “Kancelari Merz thotë se Gjermania duhet të jetë sërish fuqia e parë ushtarake në Evropë. A e kupton Berlini se çfarë mund të sjellë kjo? Nuk kanë mësuar gjë gjermanët nga leksionet e Luftës së Dytë Botërore?”, u shpreh Lavrov.
Ndërsa në një konferencë shtypi të mbajtur pas fjalimit, kryediplomati rus u pyet mbi takimin e tij me homologun Wadephul dhe marrëdhëniet ruso-gjermane.
“Asgjë e re nuk erdhi nga nisma e ministrit të Jashtëm. Ai thjesht përsëriti qasjen e tij publike, duke dënuar Rusinë. Ju mund ta gjykoni vetë nëse kjo vlen për dialog apo jo”, tha Lavrov.
Tensionet mes Gjermanisë dhe Rusisë prekën fundin në fillim të shtatorit, kur Berlini akuzoi Moskën se fshihej pas sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut, në gusht.
Vetë Wadephul njoftoi atëherë masa të reja ndaj Rusisë, si mbylljen e konsullatës ruse në Bon dhe qendrën kulturore ruse në Berlin, e konsideruar si vatër spiunazhi.
Ai tha gjithashtu se autoritetet gjermane do të ushtrojnë kontrolle më të forta kufitare për shtetasit rusë dhe se do të rriste presionin ndaj flotës hije të Kremlinit.
Vizita në Francë, 600 mijë njerëz presin meshën që do të mbajë Papa në Paris
Mijëra protestues dalin në rrugët e Madridit në protestë, shkak kriza e emigrantëve në Ceuta
Shtatë të vdekur në Kiev nga sulmet ruse, Putin: Do të mendojmë me kujdes për bisedimet për paqe
- 10:36 Në pritje të përgjigjes zyrtare, Irani reagon pas refuzimit të Trump
- 10:21 Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
- 10:14 Rrëzohet helikopteri në Kanada, humbin jetën 4 persona
- 09:47 Pakistan, të paktën 11 të vdekur dhe 18 të plagosur nga një sulm ndaj një pike kontrolli
- 09:09 Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
- 09:06 Afrika e Jugut, të paktën 17 të vdekur dhe 15 të plagosur në sulm të armatosur në një bar